Zbulo
me Biblën "Kristoforidhi i Dytë"
Bibla "Kristoforidhi i Dytë" është përkthimi më i fundit i Biblës së plotë në shqip, fryt i lutjeve të besimtarëve ungjillorë që në vitin 1992.
Lexo Biblën OnlineÇfarë është Bibla "Kristoforidhi i Dytë"?
Bibla "Kristoforidhi i Dytë" është një përkthim dhe një botim i ri i Shkrimit të Shenjtë në gjuhën shqipe, për të sjellë më tepër qartësi, saktësi dhe vijimësi në fjalët e Perëndisë.
Botimi i Biblës së plotë në shqip shoqërohet gjithashtu edhe me platformën më të avancuar në shqip për kërkimin dhe studimin e Biblës, si në internet ashtu edhe në aplikacione për telefona dhe tableta.
Historia e Biblës "Kristoforidhi i Dytë"
Pas rënies së komunizmit në Shqipëri, shumë nga besimtarët e parë të rifillimit të kishës ungjillore në Shqipëri filluan të luten që Zoti të na japë fjalën e Tij të plotë në gjuhën tonë. Ato lutje morën përgjigje të pjesshme me botimin e Biblës ABS në vitin 1994. Në mungesë prej dekadash të një fjalori me fjalë dhe shprehje biblike si dhe në njerëz të përgatitur teologjikisht, puna e përkthimit të Biblës ishte veçanërisht e vështirë në ato vite.
Pas mbi 30 vjet eksperiencë në studimin e fjalës së Perëndisë, mësimin dhe predikimin rigoroz sipas doktrinës së shëndoshë biblike, dhe një proces konsultimi dhe këshillimi me pastorë dhe përkthyes të ndryshëm, mund të themi se Perëndia i është përgjigjur lutjeve tona për të patur në dorë fjalët e Tij të kulluara në Biblën "Kristoforidhi i Dytë". Kjo Bibël është vazhdimësi e punës që Zoti ka bërë në kombin tonë me anë të Biblës së Kostandin Kristoforidhit dhe Biblës ABS.
Qartësi
Bibla "Kristoforidhi i Dytë" sjell më tepër qartësi se më parë në përkthim fjalësh dhe shprehjesh. Duke studiuar dhe duke përkthyer së pari çdo fjalë, përpara përkthimit të vargjeve, kjo Bibël është më e qartë në lexim dhe në kuptueshmërinë e tekstit biblik.
Saktësi
Metoda e përkthimit duke studiuar së pari të gjitha fjalët e Biblës përpara përkthimit të vargjeve, siguron një nivel të lartë saktësie në të gjitha vargjet biblike. Bibla "Kristoforidhi i Dytë" është e vetmja Bibël në shqip që përdor këtë metodë përkthimi.
Vijimësi
Mënyra e vetme për të kuptuar Biblën në kontekst dhe pa gabime ose interpretime vetjake është duke krahasuar fjalët dhe vargjet me njëra tjetrën. Bibla "Kristoforidhi i Dytë" shkëlqen në vijimësinë e tekstit biblik, jo vetëm në tematikë, por në çdo fjalë dhe varg.
❝ Sepse fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese, dhe më e mprehtë se çdo shpatë me dy tehe, që depërton deri në ndarjen më dysh të shpirtit e të frymës, të nyjeve e të palcës; dhe është shquese e mendimeve dhe e synimeve të zemrës. ❞
—Hebrenjve 4:12
Dëshiron një Bibël falas?
Nëse dëshiron një Bibël "Kristoforidhi i Dytë" falas dhe ndodhesh në Shqipëri ose në Kosovë, ne dëshirojmë t'ju japim një Bibël.
Kliko butonin më poshtë për të mësuar si mund të marrësh Biblën tënde falas.
Perëndia ka një dhuratë për ty
A e di që historia më e rëndësishme e botës është e panjohur për shumë njerëz? Kjo histori ka të bëjë me dashurinë e Perëndisë për t'i dhënë njeriut faljen e mëkateve dhe jetën e përjetshme. Nëse dëshiron të mësosh më tepër se si kjo mund të bëhet realitet në jetën tënde, kliko butonin më poshtë.